Për të gjithë adhuruesit e filmit ikonë të viteve 2000, vjen lajmi i shumëpritur!

Showbiz

princess diaries
Kanë kaluar plot 15 vite, megjithatë, fansat vazhdojnë të shpresojnë se diçka e tillë do të ndodhte. Po flas për “Princess Diaries”, filmi aq i dashur i viteve 2000, i cili rrëmbeu jo vetëm vëmendjen, por edhe dashurinë e të gjithë shikuesve.Shpesh herë është përfolur për një realizim të serisë së tretë të këtij filmi, megjithatë vitet kanë kaluar dhe nuk ka patur asgjë konkrete. Të paktën deri tani…

Anne Hathaway New Hair Color 2018

Ka qenë vetë princesha e filmit, Anne Hathaway, e cila u ka dhënë shpresë të gjithëve për realizimin e serisë së tretë. “Ka një skenar për serinë e tretë. Unë dua ta bëj, Julie(Mbretëresha e filmit), dëshiron ta bëjë. Producentja Debra Martin, dëshiron gjithashtu. Thjesht nuk duam të realizojmë diçka derisa të jemi të sigurt që është perfekte, sepse e duam filmin po aq sa ju. E rëndësishme për ne është që të mos publikojmë asgjë derisa të jetë gati. Por, po punojmë për këtë gjë,” ka thënë aktorja gjatë një interviste të dhënë së fundmi.