Berisha e Gjimshiti bëjnë Romën për ujë të ftohtë…

Sport

gjimshititit
Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit i dhanë Romës “një dush të ftohtë”, të dielën në Serinë A. Bergamaskët arritën të rikuperonin në mënyrë të pabesueshme një disavantazh nga rezultati 0-3, në 3-3. Ekipi atalantin me dy shqiptarët sërish në fushë si titullarë, u shfaq totalisht inkezkistent gjatë 45 minutave të para. Mirëpo në të dytën Atalanta hyri me energji të tjerë, duket i mohuar fitoren kryeqytetasve italianë, të cilët ndoshta e flenë mendjen pak si shpejt. Madje, Atalanta ndoshta mund të kishte arritur një përmbysje historike nëse sulmuesi kolumbian Duvan Zapata nuk do të shpërdoronte edhe një penallti.

atalanta 490x271

Atalanta mori një barazim tepër të vlefshëm që e mban në garë për zonën e Champions League. Në po të njëjtin pozicion, dy pikë para bergamaskëve mbetet Roma, që megjithatë ende nuk mund t’i besojë syve për fitoren që i shpëtoi nga duart. Sa u takon lojtarëve kuqezi, Berisha ishte praktikisht i pafajshëm në rastet e golave të Romës. Ndërsa për pjesën tjetër praktikisht nuk duhet të ndërhyjë kurrë, aq sa pjesën e dytë e kaloi si spektator. Po ashtu edhe Gjimshiti u rrit dukshëm në 45-minutat e dyta, duke mos gabuar asgjë, pas një fillimi ku nuk u kuptua shumë me shokët e repartit.