Përfundoi koncertin, Gashi merr surprizën më të bukur nga fansat!

Showbiz

Gashi është një nga reperët shqiptarë, projektet e së cilit qëndrojnë gjatë në klasifikimet më të rëndësishme. Së fundmi, ai ka nisur dhe turneun e tij nëpër botë. Në Texas, fansat e tij e kanë surprizuar në hotelin ku reperi po qëndronte.

“Erdhi në hotel pas koncertit dhe thotë se do të bëjë tatuazhin e parë këtë këtu. Po të them, mos e bëj. Ju dua shumë”, dëgjohet të thotë Gashi duke qeshur, në videon që ka publikuar në ‘Instastory’, ku zbulon dhe tatuazhin në krahun e fansit të tij që lexon ‘Gashi’. Pas bashkëpunimeve me emra shumë të njohur, reperi ka krijuar dhe ‘grupin’ me fansat e tij më të zjarrtë, që jo vetëm e ndjekin në çdo moment, por dhe e surprizojnë në këtë mënyrë.