Përse Rihanna i publikoi fotografitë e djalit të saj?

Showbiz

Kur Rihanna postoi krejt papritur portretin e djalit të saj me A$AP Rockyn, të gjithë u çuditën, pasi ajo kishte folur për ruajtjen e privatësisë së vogëlushit. Por duket se veprimi i saj  e ka një shpjegim: Paparacët fotografuan vogëlushin pa autorizimin e saj dhe të A$AP ndaj për këtë arsye artistja zgjodhi që ta ndante imazhin e të birit me botën, përpara se ta shihte nëpër të gjitha mediat e burime të tjera.

CEO i “Hollywood Unlocked”, 90 publikoi një postim në Twitter duke thënë: “Duke qenë se fotoja e bebushit të A$AP dhe Rihanna doli, më lejoni t’ju shpjegoj si ndodhi. Dje, ajo më mori në FaceTime dhe më tregoi se paparacët i bënë foto pa leje (djalit të saj) dhe kishin në plan t’i publikonin” dhe se ia besoi pikërisht atij publikimin e portretit të djalit. “Ajo donte (që t’i publikonte) një media duke qenë se nuk kishte zgjedhje tjetër! Së pari, jam i nderuar që ajo më besoi, por edhe pak i trishtuar që duhet të ndodhte kështu. Do të doja që ata të kishin (mundësi) zgjedhjeje”, shtoi ai duke theksuar se disa paparacëve nuk u intereson që kanë të bëjnë me privatësinë e fëmijëve.

Rihanna nuk është e vetmja që është përballur me një sfidë të tillë. Sophie Turner dhe Gigi Hadid u kanë kërkuar paparacëve të mos u bëjnë foto vogëlushëve të tyre. Gjithashtu, Blake Lively ka kritikuar “Daily Mail Australia” sepse ka publikuar fotot e vajzave të saj.