Përveç fytyrës, Sia ka mbajtur edhe një sekret shumë të madh nga jeta e saj

Showbiz

Sia, këngëtarja e hiteve ‘Chandelier’ dhe ‘The Greatest’, është gjithashtu edhe nënë e dy fëmijëve. Një vit më parë, ajo ka adoptuar dy djem të moshës 18-vjeçare. Tani ata janë 19 vjeç.

Këngëtarja ka treguar gjithçka gjatë një interviste me ‘SiriusXM Hits’. Ajo dëshironte të kishte një familje më të madhe, prandaj ka bërë këtë zgjedhje. Ata ishin jashtë kujdestarie, prandaj Sia ka vendosur t’u dhurojë një familje dhe ka treguar se i do shumë.

Në fillim të muajit maj, këngëtarja e famshme australiane publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life”, tekstin e së cilës e ka realizuar në bashkëpunim me Dua Lipa.