Hande Ercel më në fund zbulon vendin përrallor ku është ‘arratisur’!

Showbiz

Aktorja e njohur, pas një periudhe tejet problematike në jetën e saj, ka vendosur të marrë një periudhë pushimi. Përveç problemeve familjare, për Hande duket se edhe në sferën profesionale gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

Kështu që bukuroshja turke, ka vendosur të reflektojë e qetë për hapin e saj të radhës. Ajo ka udhëtuar me motrën e saj, e cila sapo është martuar, drejt Maldiveve. Me anë të një postimi në Instagram, Hande ka zbuluar vendin ku ndodhet, por pa treguar nëse do të qëndrojë gjatë aty apo jo.