Berguzar Korel triumfon me rikthimin e saj në teatër!

Showbiz

Aktorja e njohur i është rikthyer dashurisë së saj të parë, teatrit. Pas një karriere të gjatë kinematografike, Berguzar ka vendosur të fokusohet më tepër në shfaqjet teatrale të cilat për të kanë më tepër vlera se projektet filmike.

Pas plot 15 vitesh mungesë në skenë, Berguzar është pritur me ovacione të mëdha nga publiku. Duket se të gjithë janë entuziastë për rikthimin e saj dhe aktorja ka marrë një vendim mjaft të mirë. Qëllimi i saj, është të mundohet sa më shumë, të ngrejë vlerat e teatrit, të cilin shumë aktorë e kanë lënë në harresë.