Pınar Deniz, dikur jo vetëm aktore…

Showbiz

Ditët e fundit, janë zbuluar pamjet e klipit të këngëtarit Murat Dalkiliç në vitin 2015, ku shfaqet aktorja e njohur Pinar Deniz, para disa vitesh. Fansat e aktores mund të befasohen duke parë se Pinar nuk ka ndryshuar fare edhe pse vitet kanë ikur me shpejtësi. Mësohet se aktorja bukuroshe 28-vjeçare ka marrë një rol në klipin e artistit të njohur para se të bëhej e famshme në botën e kinematografisë. Së fundmi, ajo u bë pjesë e një projekti të sukseshëm ku ndau sheshxhirimin në role bashkëprotagoniste me aktorin Kaan Urgançıollu. Aktorja e njohur shpesh vjen në vëmendjen mediatike edhe me jetën e saj private. Ajo është në një lidhje të lumtur dashurie me kolegun e saj Yiğit Kirazcı.