Placido Domingo rezulton pozitiv me COVID-19

Showbiz

Tenori i famshëm Placido Domingo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në profilin e tij në Facebook.

“Mendoj se është detyrë morale të njoftoj se jam konfirmuar pozitiv me koronavirus. Unë dhe familja ime do qendrojmë në izolim, për sa kohë të jetë e nevojshme. Aktualisht të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, por kam pasur ethe dhe shenja kolle dhe prandaj vendosa të bëj testin”