Plani i dështuar i Meghan dhe Harry, largimi nga familja mbretërore…

Showbiz

Janarin e kaluar Meghan Markle dhe Princi Harry dhanë lajmërimin në faqen e tyre të Instagramit se do të largoheshin nga familja mbretërore. Eksperti mbretëror, i cili i ka kushtuar një libër të dy vëllezërve, më në fund ka folur për marrëdhënien e Harryt dhe William.

Z. Lacey ka thënë për Elle.com se ai nuk besonte në lajmet fillestare të një përçarje mes William dhe Harry, por shumë shpejti zbuloi marrëdhënien e tyre “të paqëndrueshme”.

Ai tha: “Të dy janë të paqëndrueshëm dhe ne e pamë të vërtetën këtë në janarin e kaluar në Sandringham Showdown ku mbretëresha pasi pranoi mendimin e Harryt dhe Meghan tha se do të flisnin me këshilltarët mbretërore por së pari do të hanin një drekë të gjithë sëbashku si familje.”

“Një princ tha jo, unë nuk jam duke ardhur në atë gjë, unë nuk do ulem me vëllain tim, dhe princi që tha jo ishte William.

“Shumica e njerëzve ishin të tronditur dhe ky nuk është thashethem Mbretëror pasi të gjithë panë William duke u kthyer vonë në shtëpi dhe vetëm.”

“Miqtë sugjerojnë se ai ishte aq i zemëruar me Harry sa nuk mund të ulej në të njëjtën tryezë si ai.” Por tani pikërisht pas 1 viti Meghan dhe Harry do të rikthehen në familjen mbretërore për disa projekte dhe zërat thonë se kjo do të ndodhë pasi nuk ja dolën mbanë të qëndronin vetëm.

Gjithashtu burime të brëndshme thonë se arsyeja e largimit të Meghan dhe Harry është sepse nuk mund të bënin atë që donin pasi Kate dhe William janë më të fuqishëm

Plani nuk shkoi si duhej dhe po kthehen përsëri!