Poza e preferuar e Kim, është ajo që kemi parë në Instagramin e shumë vajzave…

Showbiz

kim 2018
Kim Kardashian është padiskutim një prej femrave më me ndikim në botën e modës. Veshjet e saj kthehen menjëherë në trend dhe të shumta janë ato vajza që mundohen ta imitojnë deri në detaje.

Së fundmi ylli i Kardashianëve ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku na tregon se cila është poza e saj e preferuar në plazh.Një pozë mjaft provokuese që është pëlqyer nga ndjekësit e saj të shumtë dhe që me siguri do të imitohet edhe nga vajzat shqiptare. Kim shfaqet në këtë foto e veshur me një palë rroba banjo të zeza dhe dorën e mban tek syzet e saj.