Pozoi nudo për një set fotografik, fansat ‘kryqëzojnë’ modelen shqiptare!

Showbiz

nik delijo
Vetëm pak ditë më parë modelja Niki Delijorgji i surprizoi të gjithë teksa në profilin e saj në Instagram postoi disa foto ku shfaqej nudo duke pozuar para aparatit fotografik.Me sa duket e inspiruar nga Kim Kardashian Niki vendoi të bëj një set fotografik tepër të veçantë, ku shfaqej “topless” dhe e lyer me baltë.

niki

Mirëpo pikërisht këto foto kanë ngjallur reagimin e ndjekësve të saj të shumtë, të cilët e kanë kritikuar për faktin që ka pozuar nudo. Pas këtyre kritikave modelja 21-vjeçare ka reaguar nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehet e revoltuar për faktin që njerëzit e kanë seksualizuar trupin e femrës.

niki deli

“Për juve që ju duket fotoja ime e ‘tepërt’, ik pir**uni. Të ishte për mua e kisha hedhur foton pa hequr thithkat. Nuk ka asnjë gjë vulgare te fotoja, se nuk ka ndonjë pozë seksi që do transmetonte diçka tjetër. Boll e seksualizuat trupin femëror. Të gjithë lakuriq kemi lindur dhe nuk ka asnjë turp. Njerëzit kanë seksualizuar trupin dhe i kanë bërë pjesët e trupit për turp. Është pjesë e trupit tim dhe unë mund ta përdor si të dua. Është pjesa që do ushqej fëmijët e mi! E kuptoj që nuk kanë të gjithë sy artistash, por nuk ka asgjë seksuale! Jeni njerëz të sëmurë nga truri dhe mentaliteti”, shkruan modelja e njohur.

Lexoni gjithashtu:Kim Kardashian punëson modele, për diçka që thjesht ‘përton’ ta bëjë vetë!