Priyanka Chopra flet për martesën: Nuk dua të heq dorë nga…

Showbiz

priyanka nick
Në dhjetor të 2018, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dy muaj më parë kjo ishte një nga çështjet më të përfolura, duke qenë se dhe ceremonitë martesore të çiftit ishin mjaft luksoze.Pas martesës Priyanka ka vendosur të flasë publikisht dhe ka treguar se nuk dëshironte që zyrtarizmi i marrëdhënies ta bënte të hiqte dorë nga identiteti i saj.

gettyimages 1091965796

E ftuar në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Priyanka u shpreh: “Gjithmonë kam dashur të shtoj mbiemrin e tij tek i imi. Jam shumë tradicionale përsa i përket kësaj pjese. Por nuk dua të heq dorë nga identiteti im”. Aktorja e njohur promovoi edhe filmin e saj më të ri “Isn’t it romantic?”, në të cilën ajo luan përkrah Rebel Wilson, Liam Hemsworth, Adam DeVine.