Projekti i radhës i Rita Orës, do të na bëjë të gjithëve krenarë!

Showbiz

rita ora tur
Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare sapo ka lajmëruar për projektin e saj më të fundit. Këtë herë ajo ka vendosur të surprizojë fansat me një turne. Dhe ky nuk është një turne dosido, por është “Turneu i vajzave”. Për këtë turne është frymëzuar nga disa femra të pavaruara dhe po mbështetet nga ato.

rita tur12
“Jam shumë e lumtur të njoftoj emrin e turneut tim, ”Vajzat”. Janë disa femra që do të më bashkohen në këtë turne. Ne jemi të gjitha femra krenare, të pavaruara dhe do të prezantohemi para jush se kush jemi. Kjo është një festë femrash. Kjo është një zonë e lirë gjinore, ne jemi të gjithë të barabartë dhe duhet të qëndrojmë të tillë” – ka shkruar ajo në postimin e saj.