Pse e ka ’braktisur’ sheshxhirimin aktori Engin Akyürek?

Showbiz

Telashe për protagonistin e serialit “Fatmagyl”. Aktori Engin Akyürek ditët e fundit është gjetur para një situate të vështirë, ku u fol se mbeti i bllokuar në automjetin e tij, për shkak të stuhisë së borës dhe nuk mundi të shkonte në sheshxhirim për vazhdimin e xhirimeve për projektin e ri. E sikur kjo të mos mjaftonte, aktori i famshëm, është një tjetër, në radhët e aktorëve, të cilit i duhet që këto ditë të qëndrojë në karantinë. Akyürek, gjithashtu është prekur nga virusi, që prej javësh ka kaluar tek shumë nga yjet e famshëm të serialeve duke ndikuar jo vetëm shëndetin, por edhe punën e tyre.  Aktori, në projektin e ri ka një rol protagonist. Ndërkohë, mësohet se aktualisht produksioni po vazhdon xhirimet e skenave ku Akyürek nuk merr pjesë.