Pse Jay Z dhe Beyonce nuk u ngritën në këmbë kur u këndua himni?

Showbiz

Jay Z ka qëndruar ulur me Beyonce gjatë këndimit të himnit kombëtar në Super Bowl.

Reperi 50-vjeçar u pyet për incidentin gjatë vizitës në Univesitetin Kolumbia, ku tha se thjesht harruan.

Në vend që të ngriheshin, ata qëndruan ulur ndërkohë që rrethoheshin nga persona të tjerë në këmbë.

Pasi u pyet nëse veprimet e tij tregonin një sinjal, Jay Z u përgjigj: “Në fakt nuk ishte e tillë, më vjen keq. Nëse do të doja të mbaja një qëndrim, do e thoja. Mendoj se njerëzit e dinë këtë për mua.”