William dha një deklaratë kaq të ëmbël për gruan e tij

Lifestyle

Gjatë një eventi zyrtar në jug të Uellsit, princi William dhe Kate Middleton mblodhën shumë fansa. Pikërisht një prej tyre tregoi se kishte folur me princin dhe i kishte thënë se princesha e vogël Charlotte ishte e preferuara e saj, dhe William ishte përgjigjur: “ Po, është e adhurueshme, si gruaja ime”.

Të gjithë reaguan menjëherë, sidomos duke pasur parasysh që flitet për William, i cili është në përgjithësi mjaft i rezervuar.