Puthja në buzë e aktorëve që tërhoqi vëmendjen në Golden Globes

Showbiz

dgdgggddddddddddddddddddd

Ryan Reynolds dhe Andrew Garfield u shndërruan në hit në ceremoninë e Golden Globes, pas puthjes së tyre në buzë.

Dy aktorët u bënë krye-temë e faqeve rozë dhe medieve sociale në momentin kur Ryan Gosling doli ta merrte çmimin e aktorit më të mirë për performancën e tij në “La La Land”.

Puthja në buzë e dy aktorëve që u përfol shumë.Në fakt, Reynolds ishte në konkurrencë për çmimin e aktorit më të mirë në mjuzikël ose komedi, për rolin e tij në “Deadpool”, porse humbi përballë Gosling.

Dhe për ta ngushëlluar reagoi menjëherë ish-Spidermani, Andrew Garfield, i cili e puthi në buzë.Imazhet nga puthja e tyre u shpërndanë në masë të madhe në internet. Madje e befasuar mbeti edhe ish- e dashura e Garfield , Emma Stone, e cila po ashtu u përfol shumë për përqafimin e sikletshëm me regjisorin e “La La Land”.

external 550x310