Qau gjatë gjithë mbrëmjes së ‘Billboard Music Awards’, këngëtarja zbulon arsyen…

Showbiz

Sikurse edhe është pasqyruar në media, mbrëmjen e së mërkurës të gjithë vëmendjen ishte përqendruar në “Billboard Music Awards”.Por duket jo të gjithë e kanë shijuar siç duhet këtë mbrëmje, dhe ndërkohë që shumë artista po shijonin performancat, Kelly Clarkson ishte po ashtu prezente në event, por duke qarë nga dhimbjet.

Këngëtares i është dashur të largohet menjëherë duke lënë në mes eventin, pasi e kishin kapur dhimbjet e apandesitit.Clarkson është larguar për në shtëpinë e saj në Los Angeles duke u drejtuar menjëherë në sallën e operacionit.Por, tashmë çdo gjë ka kaluar dhe sikurse tregon vetë Clarkson ndihet shumë mirë.“Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha e gjitha në lot prej dhmbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem shumë mirë. Mirupafshim apandesit”- ka shkruan këngëtarja e njohur në një postim në Twitter.