Armina Mevlani zbulon ‘përbërësit magjikë’ për humbjen e kileve të tepërta!

Showbiz

Pak nga pak po afron stina e verës dhe sigurisht, të gjithë dëshirojmë të kemi një trup sa më të bukur dhe të shëndetshëm. Këtu, nuk përjashtojmë as personazhet publike, pasi duke qenë të tillë, duhet të duken gjatë gjithë kohës në formë. Armina Mevlani ka filluar të merret me këtë pjesë që tani. Ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku tregon përbërësit e një pije jeshile që ndihmon të humbasësh peshë.

“Spinaq, avokado, proteinat e kërpit dhe kos me pak yndyrë”, ka shkruar ajo, ndërsa në një foto tjetër ka shpjeguar se kjo është mënyra që ajo ka vendosur për të humbur peshë. Gjykuar nga ingridientët, kjo pije është e mbushur me proteina të cilat janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë. Tani, na mbetet vetëm të shohim rezultatet e Arminës dhe t’i futemi punës.