“Qëndroni në shtëpi, do ta kalojmë së bashku”; Arnold Schwarzenegger jep mesazhin nga shtëpia e tij

Showbiz

Shumë persona të famshëm janë solidarizuar me gjendjen e emergjencës globale për sa i përket pandemisë së COVID-19. Nëpërmjet videove në rrjete sociale ata i bëjnë thirrje popullit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin të gjithë urdhrat për parandalimin e përhapjes së saj.

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger i ka ftuar të gjithë qytetarët të bëjnë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”