Aktori i njohur infektohet me koronavirus

Showbiz

Aktori i njohur britanik Idris Elba, konfirmon se është i infektuar me koronavirus. Aktori 47-vjeçar shprehet se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19.

“Ndihem mirë por jam izoluar. Qendroni në shtëpi dhe jini pragmatistë. Do ju informoj sërish për të reja. Pa panik”, shkruan aktori krahas një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.