Reagon më në fund Kylie: Ja kush është babai i vajzës!

Showbiz

kyl goca
Që në momentin e parë të lindjes së vajzës së parë, Kylie i ka bërë të gjithë konfuzë. Aludime të shumta lindën së bashku me vajzën, rreth atësisë së saj. Fillimisht mendohej se babai ishte ish i dashuri i Kyliet, Tyga. E më pas, në rrjet filluan të qarkullonin foto ku krahasohej vajza e Kyliet me truprojën e saj, Tim Chung. Ndërkohë që Kylie me vajzën dhe partnerin e saj Travis Scott ndodheshin me pushime, vendosën të kthenin edhe një përgjigje për këto lajme të rreme.

tim storm

“Kjo gjë është qesharake. Pasi kemi parë lajmet dhe fotot, vetëm kemi qeshur me imagjinatën e njerëzve. Bebet kaq të vogla ngjajnë me këdo, është e pamundur të thuash se kujt i ngjan apo jo. Megjithatë, këto janë aludime të personave që nuk i mendojnë gjatë gjërat që thonë.”

k trav