“Rebelde” bashkohen pas 11 vitesh

Showbiz

Të gjithëve na kujtohen grupi ‘Rebelet’, të cilët u bënë të njohur në vitin 2004 në telenovelën ‘Rebelde’.

Pas përfundimit të kësaj të fundit, grupi vazhdoi me koncerte deri në vitin 2009.

Më pas secili prej anëtarëve ndoqi karrierën e tij artistike.

Mirëpo, duke se Roberta, Anahi, Mia, Xhovani, Migeli dhe Diego janë bërë bashkë pas 11 vitesh në natën e ndërrimit të viteve.

Ata kanë postuar në rrjetet sociale një foto të tyre së bashku, ku shfaqen të përqafuar dhe urojnë Vitin e Ri.

Ribashkimi i tyre ka nisur edhe thashethemet se grupi po rikthehet pasi prej kohësh ishte përfolur për një rikthim të tyre në muzikë ose me ndonjë serial të ri.