Reperi shqiptar bashkon forcat me Cardi B dhe Dj Snake!

Showbiz

cardi b dj snake
Këngët e tij sapo publikohen kthehen gjithmonë në hite, e sidomos “Creep on me”. Tashmë e keni kuptur se po flasim për reperin shqiptar Gashi. Ai është kthyer në një prej reperëve të preferuar në të gjithë botën.

Një postim i tij disa orë me parë në Instagram na ka emocionuar të gjithëve e sidomos fansat e tij. Ai ka publikuar një foto me artistët e famshëm botëror siç janë reperja Cardi B dhe Dj Snake. Më shumë se fotoja ajo çfarë bie në sy është shkrimi që ai i ka bashkangjitur i cili na ka bërë të mendojmë se së shpejti do të ketë një bashkëpunim të tyre.“Kush është gati për Gashin Snake Cardi?!- shkruan ai. Kaq ka mjaftuar dhe me qindra komente numërohen në këtë postim të cilën mezi po e presin diçka të tillë nëse do të ndodhë. Bashkë me ta në fakt edhe ne mezi e presim.