Richard Gere, martohet me spanjollen 30 vite më të re…

Showbiz

richard gere
Aktori i njohur i flimit ‘Pretty Woman’, Richard Gere është martuar për të tretën herë. Aktori 68-vjeçar pas tre vitesh lidhje me të dashurën spanjolle, Alejandra Silva, është martuar në një ceremoni shumë private. Çifti kanë vendosur që për martesën e tyre të festojnë në 6 maj së bashku me familjarët në apartamentin në New York. Në një intervistë Gere ka thënë se më në fund ka gjetur qetësinë dhe lumturinë që ka kërkuar gjithmonë në jetë.

richard

E dashura e tij 35-vjeçare ka treguar se ata po planifikojnë që shumë shpejt të krijojnë një familje të konsoliduar. Aktori 68-vjeçar ka qenë i martuar gjatë viteve 1991-1995 me modelen Cindy Crawford. Ndërsa nga viti 2002-2016 ka qenë i martuar me modelen tjetër Carey Lowell. Richard dhe Alejandra ndajnë të njëjtin pasion për udhëtimin dhe punën humanitare dhe kjo gjë ka ndikuar që të krijojnë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin.