Rihanna dhe Drake, nuk heqin dot dorë nga marrëdhënia e komplikuar…

Showbiz

riri drake

Rihanna nuk reagon, por veprimet e saj na treguan pak më tepër për këtë detaj kaq interesant. Ajo po mbështet reperin 31-vjeçar në mes të grindjeve të tij me Pusha T dhe ajo nuk beson se ai meriton të mos dallohet për talentin e tij. Pusha T akuzoi Drake se ky i fundit kishte kopjuar këngët e tij disa herë. Një burim i afërt me Rihanna-n tregon për ‘Hollywood Life’ se çifti nuk kanë qenë pranë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë, por ata ende kanë shumë respekt me njeri-tjetrin.

dr rr

Vetë Rihanna  mendon se Pusha T është një nga shumë reperët të cilët mund të jenë xheloz për Drake. Ajo është e lodhur duke parë që të tjerët përpiqen të hedhin poshtë punën e palodhshme të tij. Ndjenjat e Rihannës për Drake nuk janë krejtësisht të habitshme duke pasur parasysh se të dy kanë një histori të gjatë së bashku. Marrëdhënia e tyre është komentuar gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë ka pasur spekulime të vazhdueshme në lidhje me faktin nëse janë apo jo më shumë se miq. Megjithëse Rihanna kohët e fundit ka pranuar se nuk ka më miqësi me Drake, por gjithashtu ajo e mbështet shumë atë.