Tani që Afërdita u martua, fansat pyesin shoqen e saj të ngushtë për Shpat Kasapin!

Showbiz

aferdita xhesi

Të gjithë e mbajmë mend lidhjen e bujshme të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi me modelen dhe këngëtaren, Afërdita Dreshaj. Të dy përjetuan një romancë prej vitesh, ama në vitin 2013 Afërdita dhe Shpati i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe modelja e këngëtarja u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë, ajo po shijon ditët e para të martesës më bashkëshortin e saj, Jakub, por “hija” e Shpatit, jo vetëm që ndjek Afërditën por edhe miket e saj më të ngushta.

xhesi shpati
Një pyetje e drejtuar mikes më të ngushtë të Afërditës, Xhesika Berberi ka rihapur edhe njëherë çështjen të konsideruar të mbyllur. “A do ta kishe pranuar Shpat Kasapin për burrë?”, – është pyetje e drejtuar Xhesikës, e cila është përgjigjur duke shkruar: “Jooooo…”, ndërkohë që shpërndan foton me Afërditën. Duket se vëmendja për Shpatin ka ikur nga Afërdita te miqtë e Afërditës.