Rihanna u jep fansave mundësinë për të fjetur në shtëpinë e saj…

Showbiz

Është ëndrra e të gjithë fansave që të kenë mundësi të jetojnë në shtëpinë e idhullit të tyre. Prej disa ditësh, adhuruesit e Rihanna-s kanë mundësi të flenë në krevatin e saj, të hanë në kuzhinën e saj dhe të lahen në pishinën e saj. Mjafton të shpenzoni 34 mijë dollarë në muaj dhe mund të merrni me qira vilen e yllit të muzikës në Hollywood.