Rikthehet ‘Pushtet’: Ylli i serialit zbulon incidentin e ndodhur përpara famës!

Showbiz

power

“Pushtet” rikthehet në ekranin e Jolly HD, në orën 21:00 nga data 27 gusht. Pas suksesit të sezoneve të mëparshëm, të gjithë shikuesit e Tring do të mund të ndjekin sezonin e 5-të të serialit.Ylli i serialit, Omari Hardwick, ka treguar rreth vështirësive të tij përpara se të bëhej i famshëm. Ai ka rrëfyer gjatë një interviste, se për shkak të ngjyrës së tij, është akuzuar gabimisht për vrasje.

omari

“Mbaj mend që isha duke ecur në Los Angeles dhe papritur dy makina policie ndalojnë përpara meje dhe të gjithë policët më drejtojnë armët e tyre. Dyshonin se isha autori i një vrasjeje të sapo ndodhur. Vetëm pasi më arrestuan, oficeri tha se ngjyra ime ishte disa tone më e çelët se e vrasësit real. Kështu që më lanë të lirë,” ka thënë aktori. Ndërkaq, pas famës të marrë nga seriali, nuk i ka ndodhur asnjë incident i tillë dhe nuk ka përjetuar diskriminim racor.