Rita Ora detyrohet të kërkojë falje publike, pas publikimit të këngës ‘Girls’!

Showbiz

rita keng
Rita Ora ka kërkuar falje për kritikat e përhapura rreth këngës së saj të fundit “Girls” për shkak të tematikës që trajton, konkretisht biseksualitetin.

rita girls

“Përshëndetje të gjithëve, Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal. Më vjen keq nëse mënyra ime e të shprehurit në këngë ka lënduar dikë. S’do të lëndoja kurrë qëllimisht dikë që i përket komunitetit LGBTI apo ndonjë tjetër. Shpresoj që arti im do t’i frymëzojë fansat të ndihen krenarë për veten ashtu si edhe unë. Faleminderit fansave të mi që po më mësojnë ta dua veten sido që jam.Jam përpjekur të kontribuoj në komunitetin LGBTI përgjatë gjithë karrierës time dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shkruar Rita.

rita twitter