Rita Ora nuk njihet! Transformohet në…

Showbiz

rittata
Është mëse normale që artistë të ndryshëm të bëjnë ndryshime dhe transformime për t’iu përshtatur një performance të caktuar. Të njejtën gjë ka bërë dhe Rita Ora, duke ardhur në publik në një mënyrë krejt ndryshe nga çka jemi mësuar. Faktikisht është e pritshme nga Rita, pasi ajo ka arritur që vetëm në një paraqitje të ndryshojë 13 herë look-un brenda natës.

rita mel
Megjithatë ato ndryshime, nuk ishin kaq fantastike sa ky i fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare, është trasformuar si një nga anëtaret e ish-grupit muzikor të famshëm “Spice Girls”, saktësisht ka marrë rolin e Mel B. Këtë gjë e ka bërë në një program, ku të ftuarit bëjnë një betejë për sinkronizimin e buzëve. Rita kishte zgjedhur pikërisht një hit të këtij grupi për të performuar dhe sinkronizuar, kështu që transformimi në pamje ishte diçka që e plotësoi mësë miri garën e saj.

rita mel2