Zayn fshiu çdo gjurmë të lidhjes me Gigi Hadid, për këtë arsye…

Showbiz

zgzg
Ata ishin një ndër çiftet më të dashura për të gjithë, por lidhja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik përfundoi pas 2 vitesh romance. Edhe pse çifti bënë një deklaratë të përbashkët ku tregonin se ishin ndarë miqësisht dhe se do ta mbështesnin gjithmonë njëri-tjetrin, duket se gjërat nuk kanë qenë tamam kaq miqësore. Menjëherë pas ndarjes, Zayn ka fshirë çdo foto në profilin e tij në Instagram dhe ka bërë disa ndryshime drastike në look, si për të demostruar një etapë të re të jetës si ti.

zz insta

Nga ana tjetër Gigi jo vetëm që nuk ka fshirë asnjë foto, por madje i ka bërë edhe like Zyan në postimet e tij. Megjithatë, duket se një nga arsyet e këtij veprimi të Zayn është fakti që pikërisht sot pritet të publikohet projekti i tij i ri. Duke qenë se ndarja erdhi shumë pak përpara publikimit të këtij projekti, Zayn ka dashur të fshijë çdo gjë për të postuar të vetmen gjë që duhet t’u interesojë fansave, pra muzikën e tij. Ai është përqëndruar totalisht tek karriera e tij dhe do që ndarja të mos ndikojë në rrugëtimin e tij muzikor.