Rita Ora publikon foto në shtrat me modelen, për arsyen e veçantë!

Showbiz

rita ora
Rita Ora dhe modelja e famshme, Kate Moss kanë një miqësi shumë të ngushtë. Dy vajzat e njohura duket se ndajnë me njëra-tjetrën momente shumë të veçanta dhe këto Rita ka vendosur t’i tregojë për ditëlindjen e modeles. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ dy fotografi dhe në një njërën prej tyre shihet shtrirë në shtrat së bashku me Kate.

Screenshot 36 3

“Ka vetëm një Kate Moss. Gëzuar ditëlindjen! Ti meriton shumë dhe kjo është për ditën tënde! Ti meriton botën! Të dua gjithmonë dhe jam shumë e lumtur të të quajë ty mikeshën time. Paçim më shumë kujtime dhe të qeshura”, – ka shkruar Rita bashkangjitur fotove. Kujtojmë se në muajin gusht këngëtarja lajmëroi të gjithë fansat se kishte nënshkruar një kontratë më agjencinë e modelingut të Kate.