E dini shenjën tuaj në horoskopin kinez? Ja çfarë iu pret në 2019-tën sipas saj!

Horoskopi

shenja kineze
Viti i Miut (1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020)

Njerëzit e lindur në vitin e miut janë tërheqës dhe përgjithësish të shoqërueshëm dhe ndjehen rehat në situata sociale. Zakonisht këta janë individë shumë popullorë dhe shfaqin aftësi biznesi shumë të mira. Njihen gjithashtu si kritikë dhe që nxehen shpejt. Ata kanë kuptim të jashtëzakonshëm të informacionit dhe ideve dhe kanë imagjinatë shumë të gjallë, si dhe aftësi intelektuale unike. Janë në gjendje të shohin shanse që të tjerëve u shpëtojnë. Zakonisht janë oportunistë, megjithatë ndodh që shpesh të marrin gabimisht shumë angazhime. Këta njerëz i vlerësojnë shumë marrëdhëniet e tyre. Gjithashtu, janë shumë bujarë dhe pasionantë në dashuri, ashtu si dhe në biznes. 2019-a do të jetë një vit unik për ju.

Viti i Kaut (1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021)

Për këta njerëz, zakonisht themi që janë “të fortë si kau”. Kjo për shkak të aftësisë së tyre për të përballuar dhe menaxhuar gjithfarësoj situatash. Kjo do të thotë që ata i përballojnë në mënyrë metodike përgjegjësitë e tyre dhe fitojnë shumë respekt për vetëbesimin dhe aftësitë që kanë. Por nga ana tjetër, ndonjëherë ata janë të prirur të jenë shovinistë dhe gjithashtu njerëz shumë kërkues. Janë të vendosur të mbrojnë interesat e tyre deri në ekstreme. Ata kanë gjithashtu një sens të admirueshëm të detyrës, gjë që ndonjëherë rezulton në një jetë personale më pak pasionante, ndonëse shumë e qëndrueshme. Sidoqoftë, këta njerëz njihen të jenë tejet besnikë ndaj familjeve dhe partnerëve të tyre. Viti 2019 do të jetë shumë i mirë për ta në biznes.

Viti i Tigrit (1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022)

Njerëzit e lindur në Vitin e Tigrit njihen si thellësisht të ndjeshëm dhe shumë të dhënë pas emocioneve të tyre. Kjo i bën partnerë apo dashnorë të mrekullueshëm. Gjithashtu këta njerëz kërkojnë ekuilibër mes natyrës së tyre dominuese dhe shumë konkuruese dhe nevojës së madhe që kanë për dashuri, gjë që i shtyn të kërkojnë pavarësi nga dashuria. Kështu që, ata sjellin pasion dhe sinqeritet në cdo marrëdhënie, megjithatë presin të njëjtën gjë në këmbim. Ndonëse këta njerëz kanë një vetëbesim të mrekullueshëm, herë pas here mund të tronditen shumë prej kritikave. Këta njerëz njihen gjerësisht për aftësinë e tyre për t’u ringritur në këmbë pas ndodhive negative. Kur përballen me sfida, ata zakonisht janë dinjitozë dhe kurajozë. Kjo i bën udhëheqës të jashtëzakonshëm. Këto cilësi do t’i shoqërojnë edhe gjatë vitit 2019.

Viti i Lepurit (1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023)

Njerëzit e lindur në Vitin e Lepurit janë zakonisht të pëlqyer. Kjo sepse janë të dashur, të pëlqyeshëm dhe të sjellshëm. Në shumicën e rasteve ndihen më rehat duke qëndruar larg mosmarrëveshjeve, kontradiktave apo grindjeve. Pëlqejnë shumë gjërat që u sjellin kënaqësi, që ndonëse të paqëllimshme, i bëjnë të harrojnë nevojat e të dashurve të tyre, pa e kuptuar as vetë. Shumë herë, këta njerëz shpërqëndrohen sepse jepen pas dëfrimit. Ndonëse duan të kalojnë kohë të bukur, ata janë gjithashtu shumë të qetë dhe konservatorë dhe intelektualë. Shumë njerëz mendojnë se tiparet e tyre tejet sentimentalë janë të cekët, por ata mund të jenë shumë të dashur. Gjatë 2019-ës, do të kërkojnë më shumë siguri në marrëdhënie.