Rita Ora rikthehet në Kosovë për projektin e rëndësishëm!

Showbiz

rita album
Këngëtarja e njohur Rita Ora do të rikthehet ditën e sotme në vendlindjen e saj.Pritet të mbërrijë në Prishtinë për të qëndruar tre ditë në kuadër të një projekti të rëndësishëm. Bëhet fjalë për misionin e bamirësisë në bashkëpunim me UNICEF. Rita do të takojë viktimat e dhunës seksuale, për t’i dhuruar mbështetje dhe jo vetëm.

Nga bashkëpunimi me Escada-n, rreth 16 euro për çdo çantë të shitur do të dhurohen për “Women for Women International”, e cila i vjen në ndihmë të mbijetuarave të luftës së Kosovës.