Robert Berisha sapo dha shembullin e burrit perfekt!

Showbiz

roberti
Nora Istrefi pak javë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj me Mixey, “As ni gotë”. Si gjithmonë fansat nuk e vinin në diskutim që Nora do të dukej ajo vajza seksi e simpatike që brenda 3 minutave e gjysmë është në qendër të vëmendjes. Nora në “As Ni gotë” ka bërë më shumë se në të gjitha herët e tjera, këtë herë ka bërë pjesë të klipit një kërcim tejet seksi i cili i performuar nga Nora bëhet akoma edhe më shumë tërheqës. E veshur me një body të zezë dhe me një palë sandale kërcimi, me flokët kaçurrelë dhe grim aspak të lënduar, Nora Istrefi ka performuar një kërcim të bërë enkas për këtë këngë.

nora

Por ka patur nga ata që e kanë kritikuar pikërisht këtë pjesë dhe në mbrotje këngëtares i ka dalë bashkëshorti i saj, Robert Berisha. Roberti është shprehur se vetë ai ka qenë i pranishëm gjatë xhirimit të këtyre skenave dhe këmbëngulte ndaj të shoqes që ajo ta bënte sa më mirë. Jo vetëm kaq por këngëtari ka dhënë një këshillë për të gjitha gratë e nënat që të kujdesen për trupin e tyre.

nora3

“Kam qenë gjatë gjithë kohës atje së bashku me Norën. Ajo është veshje për kërcim dhe nuk ka se si të dalë e veshur ndryshe. Madje unë lutesha që Nora ta realizonte kërcimin njësoj si në prova. E kam përkrahur dhe do ta përkrahë gjithë jetën. Kur bëhesh nënë, jeta mbaroka sipas atyre njerëzve që kanë bërë ato lloj komentesh. Unë do të doja që të gjitha nënat të shkonin për fitness, të ushqeheshin shëndetshëm edhe t’u dilnin bashkëshortëve të tyre sa më të bukura. Shpresoj që shumë femra të showbizit shqiptar të duken aq mirë në moshën e Norës edhe kur të bëhen nëna. Mos të ndalojnë as fitnessin, as kërcimin, as veshjet provokative. Është viti 2018-të”, tha Roberti.