Rovena Dilo dhe Eltion Merja, tashmë realizojnë çdo gjë bashkë!

Showbiz

rovena eltion
Rovena Dilo dhe Eltion Merja janë të njohur si një nga çiftet më të pëlqyer në ‘Dancing ëith the stars’. Kimia mes tyre dhe profesionalizmi ranë në sy gjatë dy edicioneve të fundit të spektaklit të vallëzimit. Tashmë ata do të sjellin një projekt të dytë, një shfaqje koreografike të quajtur “Be Different”.

be different

Ajo do të mbahet më 28 dhe 29 maj, në Universitetin e Arteve. Duket se këngëtarja dhe balerini, tashmë janë të pandarë jo vetëm në jetë por edhe në profesion. Në këtë projekt, Rovena do të jetë në rolin e producentes, ndërsa Eltioni është ideator dhe protagonist i shfaqjes.