“Sa më shumë përpiqem aq më shumë nuk mundem, më pëlqen të ha” Bebe Rexha flet për gjykimet mbi peshën dhe trupin

Showbiz

Këngëtarja me origjinë Shqiptare Bebe Rexha ka qënë shpesh në krye të lajmeve në të cilat gjykohej për paraqitjen e saj. Shpesh ajo ka folur dhe në intervista duke thënë se ka patur edhe stilistë të cilët nuk kanë pranuar ta veshin për shkak se ajo nuk përmbush kriteret e modeleve si gjithë të tjerat!

Edhe këtë herë në një postim në rrjetet sociale Bebe Rexha ka folur për këtë problem shumë hapur duke shpjeguar pse nuk mundi asnjëherë të mbajë një dietë, regjim për të qenë e dobët si një modele apo shumica e personave të njohur:

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkruan ajo.