I ndanë dhe i lidhën 5 herë, Alex dhe Jennifer Lopez më në fund folën…

Showbiz

Pati lajme të shumta për ndarjen e këngëtares jennifer Lopez dhe të fejuarit të saj, Alex Rodriguez.

Deri dje asnjë prej tyre nuk ishte prononcuar, por Alex u pa duke hyrë në Coral Gables, Florida, një seminar ushtrimesh që ai filloi muajin e kaluar. Rodriguez u pyet për marrëdhëniet e tij me Lopez ndërsa tha “Unë nuk jam beqar”.

“Ajo po punon në Republikën Dominikane dhe ai është në Miami, kështu që është e vështirë të shohin njëri-tjetrin sidomos me karantinën dhe Covid 19“, i tha burimi “People”, për Lopez dhe Rodriguez, “por ata duan të përpiqen të qëndrojnë së bashku“.

Dhe pikërisht pas këtyre dy ditëve dhe lajmeve të shumta ata më në fund janë ribashkuar.

“Alex fluturoi në Republikën Domenikane dje. Jennifer ishte shumë shumë e lumtur që e pa atë atje. Ata po përpiqen vërtetë që të zgjidhin gjërat mes tyre. Ishte një ribashkim i lumtur”, ka thënë një burim shumë i afërt i Lopez për “People”.

Mesa duket ata po mundohen të zgjidhin problemet e tyre në privatësi pranë njëri tjetrit.