Sapo zbuluam një tjetër talent të Dua Lipës

Showbiz

Në programin e Ellen DeGeneres mund të ndodhë gjithçka! Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa realizoi një super rreng përmes kamerave të fshehta.

E veshur zakonshëm, me flokë të gjatë ngjyrë karrotë dhe me syze,i drejtohej të panjohurëve në një supermarket të Los Angeles-it me fjalët e tekstit të “New Rules” dhe “Don’t Start Now”.

Nëse këngët ju vijnë ndërmend tani, e kujtoni që teksti nuk është dhe aq i thjeshtë për t’u shndërruar në një bisedë normale.

“Po mendoja se si isha/ A më ndryshoi mua thyerja e zemrës? Ndoshta/ Po më shiko, më shiko ku përfundova…”

Këto fraza të tekstit Dua ja thoshte në formë bisede një zonje e cila nuk e njohu këngëtaren dhe fillimisht s’dinte si të reagonte. Pastaj, pas çdo fjale të Dua-s “zemërthyer” kur thoshte “Por dashuria ime nuk më do dhe unë ja them vetes”, gruaja nisi ta mbështeste.

Përpos videos super argëtuese, Dua na prezantoi me një tjetër talent: aktrimin! Askush nuk dyshoi për ndonjë çast se ishte kamera e fshehtë.