Şaşmaz zbulon kush ishte Fansja e Zjarrtë/ Aktori flet edhe për projektet e reja

Showbiz

Aytaç Shashmaz, së fundmi në një dalje publike ka folur për prapaskenat e videos ku një vajzë e re, me sa duket fanse e zjarrtë e aktorit, është tronditur nga emocioni kur e ka parë atë përballë. Ajo ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe nuk ka arritur ti kontrollojë emocionet. Kjo  video qarkulloi në rrjetet sociale dhe theu rekord shikimesh. Shashmaz, tregoi se  vajza në video ishte vajza e fqinjit të familjes së tij, ndërsa kujtoi se në ato çaste edhe ai vetë ishte ndier i emocionuar dhe nuk dinte si të reagonte. Madje aktori zbuloi se nuk e kishte menduar se kishte aq shumë fanse të afeksionuara pas vetes. Aktori 23-vjeçar, i cili i jep jetë personazhit të Emresë në serialin “Hekimollu, doktori rrebel” e që thuajse prej një viti nuk është bërë pjesë e projekteve të reja, ka folur gjithashtu edhe për rikthimin e tij të afërt në sheshxhirim dhe projektet që presin në vazhdim.

“Janë disa projekte që po shqyrtoj aktualisht! Jemi në diskutime rreth detajeve”, citoi ai duke dhënë kështu lajmin e mirë për fansat e shumtë. Ajtaç Shashmaz, i cili u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë i komedisë romantike” në ceremoninë e 47-të ‘Golden Butterfly Awards’ të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, foli edhe për planet lidhur me pushimet. Ai zbuloi se planifikon të shkoj me pushime së shpejti dhe do të vizitoj familjen e tij”. Duke thënë se e dashura e tij, aktorja e njohur Cemre Baysel, nuk mund ta shoqërontenë këto pushime për shkak të angazhimeve për projektin e saj të ri, Shashmaz shprehu keqardhjen me fjalët: “Fatkeqësisht, Xhemre nuk do të jetë me mua këtë herë dhe pushimet pa të nuk do të jenë të njëjtat por këto situata priten kur dy persona të dashur ndajnë këtë profesion”.