Së shpejti me një projekt të ri: Ja me kë do bashkëpunojë Enca!

Showbiz

 

Pak ditë më parë, Enca Haxhia dha lajmin në ‘Instagram-in’ e saj se së shpejti do të sillte në treg bashkëpunimin me titull ‘Hajde’. Këngëtarja kishte vendosur të mos e zbulonte emrin e këngëtarit derisa kënga të publikohej, megjithatë filluan të qarkullojnë thashetheme se Enca do të bashkëpunonte me Mc Kreshën. Së fundmi, burime pranë saj kanë zbuluar se në fakt bashkëpunimi do të jetë me Muharrem Ahmetin.

Madje pak kohë më parë, këngëtari ka publikuar disa foto ku shfaqet pranë Encën në studio shoqëruar me disa ‘emoji’, gjë që i ngre akoma më shumë dyshimet në lidhje me këtë bashkëpunim. Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga dyshja, kështu që për të mësuar detajet e tjera, mbetet vetëm të presim publikimin e projektit të ri.