Së shpejti në ekran? “Treshat” na surprizojnë përsëri!

Showbiz

Humori, batutat dhe deklaratat e forta që dolën nga programi ‘3-shat’ na i bënë më të nxehta ditët e verës që lamë pas. Ama ky program nuk mbaroi me verën. Ata do rikthehen përsëri sepse siç premtuan, do të jenë ndryshe, pa altarë ku mund të ngrenë suksesin e tyre. ‘3-shat’ me Bora Zemanin, Romeo dhe Donald Veshajn do të rikthehet shumë shpejt.
“Treshat” është pagëzimi i formatit të krijuar dhe sjellë prej tyre në ekranin e “Tring” dhe “Vizion Plus” që prej datës katër korrik. Dje, Romeo ka postuar një foto që lajmëron me humor rikthimin e këtij formati në ekran.
“Është nisja e një rrugëtimi të ri, e një rruge që ndoshta do të shenjojë një prej atyre kthesave që bëjnë ndryshimin. Ndryshimet e mëdha nuk vijnë vetëm dhe as rastësisht, ndaj si një mendje, trup dhe shpirt i vetëm, ata janë tre dhe të tre bashkë synojnë të bëjnë revolucion në media”, shkruhej në numrin e verës të revistës ‘Living’ për ta.