Së shpejti një film për Whitney Houston, titulluar si hiti i saj “I Wanna Dance With Somebody”

Showbiz

Jeta dhe karriera e divës së muzikës Whitney Houston së shpejti do të shfaqet në ekran! Janë publikuar detajet e para të adaptimit filmik të një prej gjiganteve më të mëdha të muzikës pop të të gjitha kohërave.

Vokali i paharrueshëm , i jetësuar përgjithmonë në këngët që gjithkush i mban mend edhe pse kanë kaluar dekada, “I Will Always Love You”,  “I Wanna Dance With Somebody”, “I Have Nothing” e shumë të tjerave, u shpërblye me thyerjen e rekordit ‘Guinness’ për artisten më të vlerësuar të të gjitha kohërave me më shumë se 400 çmime, duke përfshirë gjashtë ‘Grammy’. Emri i saj u bë i pavdekshëm dhe i tillë do të mbetet në përjetësi.

Historinë e një jete dhe karriere mes sfidash dhe suksesesh pritet ta shohim në filmin “I Wanna Dance With Somebody: The Movie about Whitney Houston”, për të cilin tani është publikuar traileri i parë.