Sevval Sam, “Nuk dua të plakem këtu”!

Showbiz

Këngëtarja dhe aktorja Sevval Sam me të cilën jemi njohur në serialin “Molla e Ndaluar” përmes personazhit të Enderit, u takua me fansat e tij në ‘Kuruçeshme Open Air’ që ajo vetë e cilësoi si koncertin përmbyllës të sezonit të verës. Artistja foli së pari si këngëtare që e dashuron skenën dhe tha se ishte e lumtur të shijonte skenën, pasi sipas saj, muzika është ushqimi që furnizon shpirtin me jetë, e pa të ne do të ishim të zbrazët. Por ajo ka përmendur gjithashtu edhe sheshxhirimin me të cilin prej dekadash takohet për regjistrimin e skenave të serialit aq të suksesshëm “Molla e Ndaluar”, transmetuar për publikun shqiptar në Vizion Plus. Aktorja foli edhe për sekretin e suksesit të këtij seriali duke thënë se skenat janë jetësore dhe shumë pak prej tyre të zmadhuara dhe me efekt artistik. Ndërsa një fjali e saj u shndërrua në lajm. Sheval deklaroi se pret që “Molla e ndaluar” të përfundojë këtë sezon, pasi kujtoi se ishte 10 vjet më e re kur filloi të xhironte personazhin e Enderit në këtë serial dhe nuk dëshiron të plaket brenda subjektit të këtij seriali. Lidhur me  emrat e rinj që i janë bashkuar kastit , sezonin e 5-të ajo tha se i shtojnë jetë dhe risi serialit.