Naz Elmas larg fotoshop-it, afër projekteve!

Showbiz

Protagonistja e serialit “Një natë qershori” aktorja Naz Elmas, ka ndjekur nga afër panairin e artit në Turqi në edicionin e tij të 16 -të dhe është shprehur e kënaqur që më në fund jeta ka filluar ti rikthehet ngadalë normalitetit dhe aktivitetet kulurore mund të ndiqen sërish. Aktorja ka treguar se duke qenë se ka përfunduar studimet në shkollën e arteve, ndjen një lidhje të veçantë me këtë fushë. Naz, e cila prej dy vitesh u largua nga angazhimet e saj kinematografike ka zbuluar lajmin e mirë për fansat se tani është koha të rikthehet me projektin e saj, i cili siç tregoi aktorja do të jetë i përshtatur për transmetim në ekran, pasi edhe pse ajo nuk është shumë përzgjedhëse përpara ofertave, gjithmonë ka pëlqyer më shumë ekranin se sa platformat dixhitale. Aktorja gjithashtu ka folur edhe për akuzat se ka qenë një përdoruese e fotoshopit në fotografitë e saj të postuara në rrjetet sociale dhe tha se kjo ka ndodhur në verë e nuk do të ndodhë më. Me aktoren bukuroshe ju takoheni çdo pasdite nga e hëna në të premte, në orën 18:45 në Kanal D Drama!