Sfilata e Louis Vuitton sapo shënoi historinë: Kanye West dhe Rihanna e konfirmojnë këtë!

Showbiz

sfilata
Pas lajmit të bujshëm se Virgil Abloh do të emërohej drejtor artistik i Louis Vuitton për koleksionet e meshkujve, të gjithë prisnin me padurim çfarë ai kishte për të ofruar, tashmë që u bë pjesë e një prej shtëpive më prestigjioze të modës në botë. Dhe pritshmëritë u tejkaluan.

virgil

Stilisti ganezo-amerikan i la të gjithë pa fjalë ditën e djeshme teksa prezantoi koleksionin e tij të parë për shtëpinë franceze të modës, duke bërë një revolucion të vërtetë stili dhe një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin afro-amerikan. Ai ia ka dalë te tejkalojë hendeqet e racizmit në industrinë e modës duke u bërë i pari afro-amerikan në shtëpinë e modës Louis Vuitton. Një moment historik në industri.

kk loui

Ajo që i la të gjithë pa fjalë ishte padyshim Rihanna e cila u shfaq e veshur e gjitha me të bardha pikërisht nga miku i saj Abloh.

riri louis

Sakaq, një prej momenteve më emocionuese ishte takimi i Virgil me mikun e tij të vjetër dhe bashkëpunëtorin Kanye West në fund të sfilatës. Të dy artistët u përlotën në mes të pasarelës dhe videoja tepër emocionuese po bën xhiron e rrjetit.