Ebru Şahin dhe Cedi Osman duke shijuar pushime luksoze në Göcek

Showbiz

Ebru Şahin protagonisja e serialit “Rejan” transmetuar nga Tring është parë ditën e djeshme me të dashurin e saj Cedi Osman në Göcek. Ҫifti është kapur nga kamerat në një varkë tepër luksoze të cilën e kishin marrë me qera për të shijuar në maksimum pushimet.Të dy pasi konsumuan mëngjesin me shoqërinë e tyre shijuan ujin e pastër të Bodrumit. Pasi e kuptuan që po ndiqeshin nga gazetarët ata u rikthyen në varkën e tyre për tu larguar nga vëmendja e medias.

Ҫift që prej 2 vitesh, Ebru Şahin dhe Cedi Osman dolën nga varka e tyre që herët në mëngjes për tu bashkuar me shoqërinë e tyre në varkën tjetër për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit të dy së bashku u hodhën në det për pak minuta relaksi.