Si e priti Selena lajmin e martesës së Justin?

Showbiz

selena gomez
Ku ishte Selena Gomez kur ish-i i saj Justin Bieber po festonte fejesën me Hailey Baldwin? Ylli i muzikës pop ndodhej në një jaht luksoz. Shoqja dhe asistentja e saj Theresa Mingus ka postuar foto në Instastory, ku shihet Selena në shoqërinë e saj dhe të disa miqve të tyre duke udhëtuar në një jaht, pranë New York-t. Selena dukej mjaft në formë edhe pse disa foto nuk mund të tregojnë asgjë sesi ndihet këngëtarja për fejesën e Bieber.

selena yacht

Selena kishte veshur një palë rroba banje mjaft të bukura dhe trupi i saj tashmë e kishte marrë veten pas transplantit të veshkës që bëri vitin e kaluar. Por për t’u kthyer tek ngjarja e ditës së djeshme; Justin Bieber dhe e dashura e tij Hailey Baldwin janë fejuar pas propozimit romantik që këngëtari i ka bërë në Bahamas.

justin hailey